Rezulton pozitiv lojtari më i mirë i ndeshjes së fundit, shpërthen Drita: E tmerrshme! UEFA vepron me standard të dyfishtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 21:01

Rezulton pozitiv lojtari më i mirë i ndeshjes së fundit, shpërthen Drita: E tmerrshme! UEFA vepron me standard të dyfishtë

Drita do të përballet ditën e nesërme me kampionët e Irlandës së Veriut, Lindfield, ku do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.117543007_1178808375836992_7686905095967219956_n

Megjithatë kosovarëve në ndeshjen  e nesërme i duhet të bëjë pa lojtarin më të mirë të ekipit, Hamdi Namani, i cili pas testeve të kryera, ka zbuluar se është pozitiv me koronavirus.

Megjithatë kjo nuk është pritur aspak mirë nga Drita, të cilët kanë shpërthyer, teksa nëpërmjet faqes zyrtare shkruajnë se UEFA vepron me standarde të dyfishta.

Postimi i Dritës:

E TMERRSHME!

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gërbeshi, që në testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet!

E habitshme se çfarë po ndodh, e habitshme se si UEFA vepron me standarde të dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ. Kjo është e pabesueshme se si mund t’i ndodhë një gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"