Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, sulmuesi i kombëtares italiane pezullohet për 1 vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 13:18

Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, sulmuesi i kombëtares italiane pezullohet për 1 vit

Sulmuesi i kombëtares italiane, Xhuzepe Rosi ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut të kryer në 12 maj pas sfidës Xhenova-Benevento. 31-vjeçari kishte përdorur një substancë të ndaluar në sy.

Mario+Balotelli+Giuseppe+Rossi+Italy+Training+C6eXxLNjkYel

Kontrolli anti-doping i Italisë ka kërkuar një pezullim 1 vjeçar për sulmuesin, i cili nuk e pranon të ketë përdorur substanca të ndaluara, gjithsesi arsyet e tij nuk ishin bindëse ndaj është vendosur që Rosi të pezullohet me 1 vit.

Italiani është formuar te akademia e Mançester Junajtid, teksa në të kaluarën u aktivizua te Njukastëll, Parma, Vijareal, Fiorentina, Levante, Selta dhe së fundmi Xhenova.  Rosi numëron 30 ndeshje me ekipin kombëtar ku ka shënuar 7 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"