Rezultoi pozitiv me Koronavirus, portieri anglez: Do jem infektuar në… supermarket

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:46

Rezultoi pozitiv me Koronavirus, portieri anglez: Do jem infektuar në… supermarket

Zbulohet njëri nga emrat e dy futbollistëve pozitivë të Premier Ligës pas raundit të dytë të testimeve për “COVID-19”. Bëhet fjalë për Aron Ramsdejlin, portierin anglez të Bornmëthit.

koronaaa

Në një intervistë të lëshuar për “The Sun”, ai zbuloi se kishte rezultuar negativ në testin e parë, por pozitiv në tamponin e tri ditëve më vonë:

aaronramsdale2605

“Unë u përpoqa të kuptoj se çfarë kishte ndodhur mes atyre ditëve. Të hënën bëra testin e parë dhe rezultoi negativ. Për shkak të kësaj bëra të njëjtat gjëra, shkova në supermarket apo në pikën e furnizimit me karburant. Pas testit të parë kaluan tri ditë dhe unë rezultova pozitiv. Jam treguar i kujdesshëm, por do ta kem marrë gjatë vizitave në dyqane”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"