Rezultoi pozitiv me Koronavirus, Juventusi gati t’i japë duart futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 23:57

Rezultoi pozitiv me Koronavirus, Juventusi gati t’i japë duart futbollistit

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Juventusit, që rezultoi pozitiv me Koronavirusin, duke futur në karantinë të gjithë ekipin.rugani

Megjithatë tashmë më e keqja ka kaluar për mbrojtësin dhe italiani tashmë po përgatitet të kthehet në futboll, që ende nuk dihet kur do të rinisë.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, ky do të jetë sezoni i fundit i Ruganit te “Zonja e Vjetër”. Drejtuesit bardhezi nuk duken të bindur me paraqitjet e futbollistit dh do të përpiqen ta largojnë në merkaton e verës.

Juventusi do i besojë të ardhmen e mbrojtjes, De Ligt dhe Demiral dhe në këtë mënyrë nuk ka vend për Ruganin, që duhet të gjejë një ekip të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"