Rezultoi pozitiv me COVID, ylli i tenisit rrezikon Australian Open

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 17:54

Rezultoi pozitiv me COVID, ylli i tenisit rrezikon Australian Open

Rafael Nadal ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kthimit nga Abu Dabi për në Spanjë. Ishte vetë 35-vjeçari që e konfirmoi këtë lajm në një postim në rrjetet sociale.

nadal

Nadal nuk konfirmoi se me cilin variant të COVID ishte infektuar, por theksoi se në testet e kryera në Kuvajt dhe Abu Dabi kishte rezultuar negativ. Në postimin e tij në Twitter, Nadal shprehej se kishte dalë pozitiv në testin që kreu kur u kthye në Spanjë.

“Po kaloj disa momente jo të mira, por që besoj se do të kalojnë pa probleme. Tani jam në gjendje të mirë në shtëpinë time dhe kam informuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me mua për rezultatin e testit PCR” shkruante Nadal.

20 herë kampioni në Grand Slam gjithashtu shtoi: “Si pasojë e situatës, tani duhet të rregullojë dhe analizojë axhendën time për këtë vit kalendarik. Do t’ju mbaj nën informacion për sa i përket Grand Slam-it të ardhshëm.”

Australian Open do të fillojë më 17 janar 2022 dhe sipas mediave mendohet se Nadal nuk mund të rikuperohet në kaq pak kohë sa i përket formës sportive.

 

NADAL TWITER

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"