Rezultatet negative këtë sezon, Barcelona vendos për trajnerin e vitit tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 18:27

Rezultatet negative këtë sezon, Barcelona vendos për trajnerin e vitit tjetër

Trajneri i Barcelonës Kike Setien mund të qëndrojë në “Camp Nou” edhe sezonin tjetër, thotë presidenti Jozef Maria Bartomeu. Lajmet e fundit e bënin fakt të kryer largimin e Setienit nga katalanasit, pas lëshimit që bënë në luftën për titull në La Liga ku tashmë Real Madrid është 4 pikë para.

bARTOMEU5

“Setien do jetë në drejtimin e skuadrës në Ligën e Kampionëve”, tha Bartomeu për ‘TV3”. “Qëllimi i tij është të drejtoj edhe sezonin tjetër, dhe qëllimi ynë është të përmbushim kontratën”. Shumë media e bënin fakt të kryer largimin e Setien nga Barcelona, nëse nuk fitone kampionatin, gjë që vështirë ta bëjë në kushtet që ndodhet.

Por pavarësisht kësaj Bartomeu e ka mbështetur trajnerin publikisht, dhe nuk e përjashton mundësinë që ta mbajë edhe sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"