“Rezultatet do t’i shikoni vitin e ardhshëm”, Xhaferri: Kam marrë garanci nga bashkia e Shkodrës për procesin e privatizimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 20:40

“Rezultatet do t’i shikoni vitin e ardhshëm”, Xhaferri: Kam marrë garanci nga bashkia e Shkodrës për procesin e privatizimit

Sponsori i ri i Vllaznisë Alban Xhaferri bëri me dije para sfidës Vllaznia-Kukësi se ai do të jetë pjesë e strategjisë për vitin e ardhshëm për klubin shkodran.

xhaferri
Në një prononcim për “Supersport”, Xhaferri shtoi se ka marrë garanci nga bashkia e Shkodrës se do të vazhdojë procedura e privatizimit të Vllaznisë paralelisht gjatë kohës së bashkëpunimit të tij me Bashkinë e Shkodrës.

“Kryetarja e bashkisë  është e interesuar që kjo marrëveshje të funksionojë. Jam i bindur që gjërat do të ecin para dhe do t’i shikoni rezultatet vitin tjetër.

Ne do të marrim pjesë duke filluar që tek hartimi i strategjisë për vitin tjetër, do të bëjmë streategjië dhe objektivat ku do të arrijmë Do të vendosim bashkë. Me sa kam patur informacion, Vllaznia ka patur buxhet shumë i vogël vitin e kaluar, pavarësisht se erdhi koronavirusi dhe skuadra kaloi pjesën e mosstërvitje. Mendoj se skuadra ka bërë disa paraqitje me nivel, por rezultatet kanë munguar. Pjesa e borxheve, i takon SH.A.-së. Ne nuk do të kemi asistencë te pjesa e borxheve.

Normalisht, që është problem borxhi. Pjesa më e madhe e borxheve janë në gjyq me tatimet. Me sa di unë, është një proçes gjyqësor. Kam ardhur të bëj një projekt për të ardhmen. Problematika është trashëguar, por unë jam sponsor, sapo kam ardhur dhe nuk kam çelësat t’i zgjidh gjërat direkt. Jam optimisit se do të harmonizohen disa gjëra, tifozët, akademia, marketingu. Ky interes për futbollin në Shkodër mund të kthehet në biznes. Por marrëveshja më e mirë është marrëveshja për aksionet. Në fund do të shikojmë nëse gjërat do të jenë optimale. Kam marrë premtim nga bashkia e Shkodrës që gjatë kësaj marrëdhënieje bashkëpunese do të ndjekin dhe rrugën e privatizimit.

Mund të hidhen aksione në vjeshtë ose në dimër, por ajo proçedurë ka kohën e vet. Është një ligj i privatizimti që po diskutohet në kuvend. Duhet të ecin në shumë komponentë për ta çuar Vllazninë aty ku duhet”, u shpreh Xhaferri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"