Rezultatet dëshpëruese/ Shqipëria e Rejës ka fituar vetëm ndaj Andorrës në 8 ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 20:54

Rezultatet dëshpëruese/ Shqipëria e Rejës ka fituar vetëm ndaj Andorrës në 8 ndeshjet e fundit

Shqipëria nuk po ndahet dot nga rezultatet zhgënjyese! Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në miqësoren e sotme ndaj Estonisë në “Air Albania”, teksa vlen të theksohet se në 8 ndeshjet e fundit, Kombëtarja shqiptare ka regjistruar vetëm 1 fitore, atë ndaj Andorrës më 15 nëntor të vitit 2021 me rezultatin 1-0 falë golit të Çekiçit me penallti, ndërkohë që  7 ndeshjet e tjera, 3 janë mbyllur në barazim dhe 4 me humbjen e kuqezinjve të Rejës, që po kalojnë një moment të vështirë.

Edi Reja

Një fakt tjetër alarmant ka të bëjë edhe më golat e shënuar, ku në 8 përballjet e fundit, Shqipëria ka gjetur vetëm 4 herë rrugën e rrjetës, teksa ka pësuar plot 11 gola.

REZULTATET E SHQIPËRISË NË 8 NDESHJET E FUNDIT:

13.06.2022| Shqipëri-Estoni 0-0

10.06.2022| Shqipëri-Izrael 1-2

06.06.2022| Islandë-Shqipëri 1-1

29.03.2022| Shqipëri-Gjeorgji 0-0

26.03.2022| Spanjë-Shqipëri 2-1

15.11.2021| Shqipëri-Andorrë 1-0

12.11.2021| Angli-Shqipëri 5-0

12.10.2021| Shqipëri-Poloni 0-1

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"