Rezi: E parandjeva golin ndaj Skënderbeut, Fushtar është lojtar i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 19:36

Rezi: E parandjeva golin ndaj Skënderbeut, Fushtar është lojtar i madh

Sulmuesi i Kamzës, Ermir Rezi, tregon se e parandjeu golin ndaj Skënderbeut. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se është në dispozicion të trajnerit Ndreu pavarësisht se sa minuta aktivizohet.

rezi

Goli ndaj Skënderbeut

“Është kënaqësi për mua dhe e pata menduar, më kishin thënë shokët e ekipit që do shënoja nëse do aktivizohesha, e kisha si parandjenjë.”

Aktivizimi më i pakët se sezonin e shkuar

“Ajo është në dorën e trajnerit, unë përderisa jam në Kamëz, jam në shijet e tij dhe jam në dispozicion të tij sado minuta të aktivizohem.”

Fushtar, më mirë si mbrojtës në mbulimin e Soue apo si mesfushor në pasimin e dhënë për golin?

“Fushtar është një lojtar i madh. Më shumë më pëlqeu në mbrojtje sepse Soue është sulmues shumë i mirë, por edhe asistin e dha si mesfushor i mirëfilltë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"