Rezervë e Levandovskit, edhe Bajern Mynihu futet në “valle” për sulmuesin e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 8:57

Rezervë e Levandovskit, edhe Bajern Mynihu futet në “valle” për sulmuesin e Napolit

Bajerni i Mynihut është i interesuar të sjellë me kosto zero sulmuesin polak Arkadiuz Milik, i cili luan për Napolin në Serinë A. Sulmuesi të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, mund të vijë që në janar në Mynih për të qenë një zëvendësues ideal për Robert Levandovskin.
Napolis-Arkadiusz-Milik-celebrates-scoring-their-third-goal-and-completing-his-hat-trick-v-Genk-800x504
Por, për momentin, Atletiko është në pozicion të mirë për të nënshkruar me të në dimër, ndërkohë Barcelona, Roma dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar për bomberin shkruan “Sport Onet”.

Forma jo e mirë e Çupo Moting ka bërë që drejtuesit e klubit më të titulluar në Gjermani të shohin për një variant tjetër për të forcuar sulmin dhe Milik shihet si lojtari ideal për këtë pozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"