Rezervat e Skënderbeut nuk po bindin, barazojnë ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 18:52

Rezervat e Skënderbeut nuk po bindin, barazojnë ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë

Skënderbeu barazoi pa gola në miqësoren e zhvilluar ndaj Maliqit të Kategorisë së Dytë. Trajneri Orges Shehi aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit në këtë takakim, nuk ishin titullarë në sfidën e djeshme ndaj Kastriotit.

asasa

Pjesët u zhvilluan nga 30 minuta dhe ndeshja nuk prodhoi gola, pavarësisht se rastet nuk munguan. Në përballjen e sotme miqësore u aktivizuan edhe Bruno Lulaj, Oto Xhon dhe Sambou, të cilët luajtën disa minuta edhe në përballjen e kampionatit ndaj Kastriotit. Vlen për tu përmendur paraqitja e kënaqshme e ekipit të Maliqit, i cili këtë sezon do të synojë ngjitjen në të Parën.

Make

Kujtojmë që më parë, skuadra rezervë e Skënderbeut ishte përballur edhe me Pogradecin, në takimin që u fitua nga liqenorët me rezultatin 0-3. Ndeshjen e radhës në kampionat skuadra e Shehit do e luajë ditën e premtë në shtëpi ndaj Laçit.

555

SKËNDERBEU-MALIQI 0-0

Skenderbeu: Dajsinani, Pëllumbi, Kaba, Lulaj, Llazar (U19), Ziko (në provë), Mara, Ajzeraj, Fili, Gavazaj, Oto Xhon. (U aktivizuan: Qoshku, Guindo)

Maliqi: Mara, Çaushllari, Përe, Tako, Çelniku, Jaupllari, Demiri, Muçollari, Trëndafili, Meçollari, Tahirllari. (U aktivizuan: Xhelollari, Bashllari, Make, Merko, Ivani, Treni, Ametlli).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"