Rey Manaj drejt rikthimit në Seria A, pranë klubit që siguroi ngjitjen në elitën italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 17:20

Rey Manaj drejt rikthimit në Seria A, pranë klubit që siguroi ngjitjen në elitën italiane

Rey Manaj mund të rikthehet në Seria A, por jo tek Interi. Këtë sezon, sulmuesi shqiptar u aktivizua tek Granada në ligën e dytë spanjolle, dhe në Spanjë flitet se ky klub mund të blejë edhe përfundimisht kartonin e Manajt.

manaj

Gjithashtu, kompania që ka në pronësi klubin e Granadës, zotëron edhe Parmën, dhe ata po e mendojnë klubin që sapo siguroi rikthimin në Seria A për edicionin tjetër, si një destinacion për Manajn. Sulmuesi lushnjar, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare, sezonin tjetër mund të jetë pjesë e Parmës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"