Rexhinaldo tregoi se i mbajtën dy paga te Kukësi, lojtari i Partizanit: Të njëjtën gjë bënë edhe me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 11:26

Rexhinaldo tregoi se i mbajtën dy paga te Kukësi, lojtari i Partizanit: Të njëjtën gjë bënë edhe me mua

Ish-sulmuesi i Kukësit, Artur Rexhinaldo në një prononcim të dhënë ditën e djeshme, u shpreh se të Kukësit iu mbajtën dy paga, kur ai nuk kishte pranuar të rinovonte kontratën me verilindorët.Rexhinaldo3

Madje sulmuesi nga Mozambiku, u shpreh se në Shqipëri mungon profesionalizmi, duke thënë se përveç dy pagave që nuk ia dhanë, i mbajtën edhe bonusin. Megjithatë duket se sulmuesi nuk është i vetmi që ka pasur këtë problem te Kukësi. Së fundmi edhe Uilliam Kordeiro i cili këtë sezon është pjesë e Partizanit, por vitin e kaluar ishte pjesë e verilindorëve, është shprehur se i ka ndodhur e njëjta gjë te ky klub.

Në një postim në “Instagram” ku ishte intervista e Rexhinaldos, ka komentuar edhe Kordeiro, ku shprehet se edhe atij i kanë mbajtur dy paga:uilliam kordeiro melo

“As unë nuk mora gjë vëlla, sepse ishim në kampionat e sipër dhe duhej të na paguanin në fund të sezonit. Kur e morën vesh që nuk donim të rinovonim, nuk na dhanë 2 muaj pagë dhe as bonuset. Mungesë respekti”, shkruhet në komentin e Kordeiros.

jg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"