Rexhinaldo rikthehet në Shqipëri, pritet takimi me drejtuesit e Dinamos për të vendosur të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 16:47

Rexhinaldo rikthehet në Shqipëri, pritet takimi me drejtuesit e Dinamos për të vendosur të ardhmen

Sulmuesi nga Mozambiku, Arturo Rexhinaldo, mësohet se është kthyer në Shqipëri dhe pritet që në orët e ardhshme të bisedojë me drejtuesit e Dinamos për të ardhmen e tij.

REXHINALDO

Lojtari erdhi në janar të këtij viti te blutë, por rezultoi shumë larg pritshmërive, pasi në 17 ndeshje të luajtura, nuk shënoi asnjë gol.

Rexhinaldo është nën kontratë me Dinamon edhe për një sezon, kështu që nuk përjashtohet mundësia të qëndrojë me kryeqytetasit edhe në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"