Rexhinaldo lëshon sfidën: Fitojmë edhe në Korçë, ja çfarë duhet të bëjmë në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2019 | 12:02

Rexhinaldo lëshon sfidën: Fitojmë edhe në Korçë, ja çfarë duhet të bëjmë në ndeshjen e kthimit

Arturo Rexhinaldo tregoi edhe një herë tjetër se është një futbollist me shumë vlera. Sulmuesi i Kukësit i hapi rrugën fitores kundër Skënderbeut, në një ndeshje ku shënoi edhe “partneri” i tij në repartin ofensiv, Vasil Shkurtaj.

rexhinaldo1

Pas ardhjes së trajnerit Ernest Gjoka, mozambikasi luan më i tërhequr, por sërish ka realizuar gola shumë të rëndësishëm për ekipin. Menjëherë pas ndeshjes së djeshme, në një prononcim për “Panorama Sport”, 28- vjecari u shpreh i kënaqur për fitoren dhe golin që shënoi. Por, nga ana tjetër, ai theksoi se këto janë takime të vështira dhe se duhet shumë kujdes në kthim.

Fituat 2-1, por nuk mundët ta mbanit të paprekur portën. Jeni i kënaqur apo i zhgënjyer që nuk fituat pastër?

Natyrisht që jam i kënaqur me fitoren dhe me golin e shënuar, por tani duhet të shohim përpara për ndeshjen e radhës. Unë mendoj se zhvilluam një takim të mirë në përgjithësi, pavarësisht se pësuam një gol. Këto takime duan kujdes, pasi janë të gjitha të vështira.

Si e shikoni takimin e kthimit në Korçë?

Nuk e mendoj tani këtë përballje, pasi duhet të bëjmë së pari mirë ndeshjen që kemi për kampionat kundër Teutës. Pasi të kalojmë me sukses edhe këtë sfidë, atëherë do të mendojmë për Skënderbeun.

Besoni te finalja?

Natyrisht. Jemi në avantazh nga kjo ndeshje që e fituam 2-1, por unë them që ne duhet të shkojmë edhe në takimin tjetër për ta fituar ndeshjen. Pra, jo të mendojmë që jemi në avantazh nga përballja e parë. Vetëm kështu mund t’ia dalim dhe të jemi të qetë për finalen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"