Rexhinaldo-Laska, zbardhen bisedat në Policinë e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 11:01

Rexhinaldo-Laska, zbardhen bisedat në Policinë e Kamzës

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, dhe sulmuesi mozambikas Arturo Rexhinaldo kanë qenë pas ngjarjes në Policinë e Kamzës për t’u ballafaquar në lidhje me pretendimet e futbollistit se është dhunuar nga numri një i klubit kurbinas. Burime pranë policisë bëjnë me dije për “Panorama Sport” se fillimisht lojtari është ankuar për dhunë në drejtim të tij nga presidenti Laska.

pizap.com15235245651461

Uniformat blu kanë kërkuar nga ai që të bëjnë një raport në lidhje me shenjat e mundshme që kishte, por në këto momente Rexhinaldo është tërhequr, ka bërë me dije se ishte shumë i frikësuar, ka përsëritur se ndihej vetëm dhe kishte ardhur për të luajtur futboll në vendin tonë.

Nga ana e tij, presidenti Laska, ashtu siç ka bërë edhe publikisht, ka mohuar dhunën ndaj futbollistit të tij, duke thënë se ai nuk kishte përse të ndihej i frikësuar.

KËRKESA – Pasi ka ndryshuar dëshminë se nuk është dhunuar nga askush, Rexhinaldo ka shtuar se e gjithë frika kishte të bënte me detyrimet kontraktuale që ai ka me klubin kurbinas.

Rexhinaldo

Lojtari kishte pretendime financiare dhe kjo ka qenë dëshmia finale, të cilës ai i ka qëndruar deri në fund. Sipas Rexhinaldos, frika se nuk do të shlyhet nga ana e klubit bardhezi i ka sjellë edhe gjendjen e rënduar që e ka detyruar të kërkojë ndihmën e forcave të rendit në Komisariatin e Kamzës, ku edhe skuadra kurbinase kryen seancat stërvitore.

PAJTIMI – Rikthimi i marrëdhënieve normale mes sulmuesit dhe presidentit të Laçit, Laska, është bërë që në momentin kur ata kanë qenë në ambientet e brendshme të Komisariatit të Kamzës.

pashk laska

Pajtimi i tyre ka ardhur, pasi presidenti Laska ka premtuar se do t’u përmbahet të gjitha detyrimeve që ka në drejtim të sulmuesit afrikan në bazë të kontratës që ai ka firmosur me klubin kurbinas. Mësohet se rroga e futbollistit është rreth 3500 dollarë në muaj. Një gjë e tillë ka qetësuar Rexhinaldon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"