Rexhinaldo, “ish”-i që do debutojë ndaj Luftëtarit: I falënderoj për mundësinë e sezonit të shkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 21:16

Rexhinaldo, “ish”-i që do debutojë ndaj Luftëtarit: I falënderoj për mundësinë e sezonit të shkuar

Sulmuesi nga Mozambiku, Arturo Rexhinaldo, pritet të debutojë me fanellën e Laçit, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Luftëtarit. Pas dëmtimit që pësoi në fazën përgatitore, sulmuesi mungoi në takimin e parë të kampionatit kundër Partizanit.

rexhinaldo

“E falënderoj Luftëtarin për mundësinë që më dha në sezonin e kaluar, duke u afirmuar në kampionatin shqiptar. Tashmë jam pjesë e Laçit dhe do të bëj gjithçka me këtë skuadër. Presidenti dhe i gjithë stafi janë kujdesur që të riaftësohem në kohë. Shpresoj që të justifikoj besimin e madh që më kanë dhënë”, ka shkruar Rexhinaldo në faqen e tij në “Facebook”.

Ndërkohë, kurbinasve u kthehet nesër edhe mbrojtësi Harrallamb Qaqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"