Rexhinaldo iku pa leje nga hoteli, trajneri Mezani zbardh prapaskenën me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 17:14

Rexhinaldo iku pa leje nga hoteli, trajneri Mezani zbardh prapaskenën me sulmuesin

Rexhinaldo është kthyer në një çështje të skuadra e Laçit. Në një prononcim për mediat trajneri Gentjan Mezani ka treguar se sulmuesi ka bërë një mori gabimesh ndaj edhe klubi ka vendosur ta dënojë, duke u stërvitur i diferencuar.

Mezani1-470x312

Trajneri tregon se ka qenë ai që e ka larguar nga analiza e djeshme. Mezani mendon se futbollisti nga Mozambiku nuk është duke u sjellë si profesionist në 3 ndeshjet e fundit. Në fund tekniku i kurbinasve ka analizuar edhe ecurinë në kampionat dhe në Kupë, si dhe tregon për objektivin Europë.

Çfarë po ndodh me Rexhinaldon?

Është një mori gabimesh nga ana e Rexhinaldos. Duke filluar që nga ndeshja e Durrësit, që ka dalë nga loja më dëshirën e tij. Nuk donte të vazhdonte të luante më. Është larguar nga hoteli ku ne ishin grumbulluar pa lejën e askujt. Ditën e djeshme padiskutim ka gabuar sepse nuk i është përgjigjur pyetjeve të mia.

Asgjë nga ajo që është shkrojtur sot në media nuk është e vërtetë. Nuk ka ndodhur absolutisht asgjë. Kam qenë unë ai që e kam larguar nga dhomat e zhveshjes sepse në bazë të pyetjeve që unë i kam bërë dhe në mungesë të përgjigjeve, unë mendoj që nuk ka qenë e duhur që ai të ishte pjesë e analizës të ndeshjes së Partizanit. Kemi marrë një vendim të tillë pas deklaratave në media dhe veprimeve që ka bërë Rexhinaldo pa lejën e klubit, me mua me stafin. Do të vazhdoj të jetë në stërvitje të diferencuar deri në vendim të dytë.

Mendoni se do të rikthehet në fazën finale të sezonit, apo gjithçka do të varet nga ecuria e ekipit apo nga sjellja e lojtarit?

Për momentin unë mendoj që është diccka e mirë që Rexhinaldo të kuptoj që në një klub profesionist duhet të sillet si profesionist. Në këto moment unë them që 3 javët e fundit Rexhinaldo nuk ka bërë profesionistin, pa çka se ëshë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë, por ku ka gabime duhet të këtë edhe ndëshkime.

Mendja te Kupa apo te kampionati?

Ndeshjet do ti marrim 1 nga 1. Ndeshje e kampionatit ka rëndësinë e saj. Luajmë përballë Luftëtarit, një skuadër shumë e fortë që ka objektiv kupat e Europës. Ne do mungohemi të bëjmë më të mirën në atë ndeshje. Pas dy humbjeve në kampionat është e rëndësishme të rikthehmi te fitorja. Humbjen na kanë dëmtuar. Janë pikë të humbura, kundërshtarët vazhdojnë të afrohen. Kupën do ia lemë të mërkurës.

Do preferonit Europën nëpërmjet kampionatit apo nëpërmjet Kupës?

Do të preferoja Europën. Ai është objektivi. Pak rëndësi ka nga vjen. Dhe një finale në Kupë do të ishte diçka shumë e mirë për ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"