Rexhinaldo feston fitoren ndaj ish-ekipit: Me 3-0 jemi të kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 11:10

Rexhinaldo feston fitoren ndaj ish-ekipit: Me 3-0 jemi të kualifikuar

Arturo Rexhinaldo u tregua i pamëshirshëm ndaj ish-skuadrës së tij, Luftëtari. Sulmuesi nga Mozambiku shënoi golin e dytë në fitoren 3-0, ndërsa gjatë gjithë lojës thuajse i fitoi të gjitha duelet me qendërmbrojtësit Beqiri e Jakovljeviç.

Rexhinaldo

“Jam shumë i lumtur që kam arritur të shënoj një gol tjetër për Laçin. Këtë herë kam ndihmuar skuadrën për të fituar bindshëm. Mendoj se, pas kësaj fitoreje 3-0, jemi pothuajse në gjysmëfinale. Na pret edhe një ndeshje e kthimit, por unë kam besim se do të jemi në gjysmëfinale. Në katër ndeshjet e fundit kam shënuar katër gola dhe kjo më motivon shumë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Forca Laçi!”, shkruante dje Rexhinaldo në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"