Rexhinaldo dhe Bregu trembin Luftëtarin, dilema për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 17:55

Rexhinaldo dhe Bregu trembin Luftëtarin, dilema për të ardhmen

Autori i golit të dytë për Luftëtarin në ndeshjen me Vllazninë, Rexhinaldo, në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur: “Jam i lumtur për golin, por skuadra është gjëja më e rëndësishme. Me një trepikësh të mundur do të siguronim qëndrimin në Superiore dhe tani jemi të detyruar të luftojmë çdo ndeshje tjetër.

rexhinaldo goli

E respektojmë Vllazninë, por kishim ardhur në Shkodër me synimin e vetëm për të marrë trepikëshin. Sa i takon golit, unë jam sulmuesi dhe dua të shënoj, por në fund rëndësi ka skuadra. Në lidhje me të ardhmen, nuk e di do të qëndroj apo jo, pasi kam ardhur këtu për të ndihmuar Luftëtarin që të sigurojë mbijetesën”, tha Rexhinaldo.

Ndërsa Dejvi Bregu e ka nisur nga stoli ndeshjen e djeshme, për shkak se nuk ka qenë në gjendjen e tij fizike më të mirë. “Ndeshja ndaj Vllaznisë ishte një spektakël për gjithë futbollin shqiptar dhe për këtë më vjen shumë mirë. Vendi i katërt për ne tani është një objektiv më vete, pasi fillimisht kemi pasur objektiv primar mbijetesën, e cila besoj se tashmë u arrit me këtë barazim dhe tani duhet të arrijmë objektivin e radhës”, tha Bregu që foli edhe për ofertat.

Dejvi Bregu

“Oferta kam, por siç e kam thënë edhe më parë do të flas me presidentin në verë dhe pastaj vendos. Kontrata ime përfundon në qershor të 2018- ës”, ka përfunduar Bregu deklaratën pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"