Rexhinaldo del në stërvitje, garanci për sulmin e Laçit para Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 13:55

Rexhinaldo del në stërvitje, garanci për sulmin e Laçit para Skënderbeut

Fitorja ndaj Vllaznisë në kampionat në javën e fundit ka shtuar dukshëm optimizmin te skuadra e Laçit. Por, kurbinasit në radhë do të kenë një ndeshje delikate ndaj Skënderbeut në transfertë, ku objektivi do të mbetet marrja e një rezultati pozitiv.

Rexhinaldo Luftetari

Ekipi i drejtuar nga Gentjan Mezani do të jetë më i plotë në këtë përballje, pasi edhe sulmuesi i ardhur gjatë merkatos së verës, Rexhinaldo, ka nisur seancat stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë minuta në këmbë në këtë përballje.

Rexhinaldo u pa si një zgjidhje për sulmin, por ai nuk u vu fillimisht nën urdhrat e trajnerit Nica, i cili fillimisht u ankua për një gjë të tillë. Por, tashmë duket se gjërat janë ndryshuar dhe sulmuesi ka kaluar dëmtimin, për të qenë në fushë të paktën në stërvitje. Kthimi i tij jep më shumë garanci për raportin e avancuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"