Revolucioni te Milani, cunami “Elliott” fshin gjiçka kineze që kishte mbetur në klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 14:13

Revolucioni te Milani, cunami “Elliott” fshin gjiçka kineze që kishte mbetur në klub

“Cunami Elliott: Milan përmbyset, fshihen kinezët”. Kështu e titullonte në shkrimin e saj të djeshëm “Tuttosport” revolucionin që po ndodh në shtëpinë e Milanit pas kalimit të klubit nën drejtimin e fondit amerikan. “Elliott” nuk po sjellin risi vetëm pas skrivanisë, por edhe në fushën e blertë, ku shumë lojtarë që kinezët transferuan sezonin e shkuar, tashmë nuk janë më pjesë e klubit (Kaliniç, Silva, Bonuçi).

johong li, han li, fasone, milan

Dhe fondi amerikan nuk duket se do të ndalet këtu. Shiriti i kapitenit i kaloi Romanjolit dhe në skuadër janë shtuar Leonardo-Maldini, që në harkun e pak ditëve kanë diktuar një merkato që ka sjellë optimizëm në shtëpinë kuqezi. Revolucioni nisi më 10 gusht, kur “Elliott”, pasi mori drejtimin e klubit, nuk kaluan as 10 ditë dhe erdhi lamtumira e administratorit Fasone dhe gjithë skuadrës kineze. Vetëm 3 ditë më vonë erdhi radha e Mirabelit. Dhe prej atij momenti ka nisur të shkruhet historia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"