Revolucioni te Lushnja, rezistojnë vetëm 9 titullarë (LISTA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2022 | 13:51

Revolucioni te Lushnja, rezistojnë vetëm 9 titullarë (LISTA E PLOTË)

Lushnja do të vijë to talisht e transfor muar në sezonin 2022-2023. Një ekip i ri në objektiva, përbërje dhe në pankinë. Prej gati një muaji “timonin” e ka marrë Klodian Duro.

lUSHNJA

Synimi është i qartë: do të tentohet rikthimi në elitë. Edhe pse misioni do të jetë i vështirë, drejtuesit i kanë vënë qëllim vetes të luftojnë deri në fund. Një tjetër prioritet është edhe rikthimi në identitet.

Lushnja u bë vite që është pa lushnjarë, ndaj këtë herë vëmendjen e kanë kthyer te lojtarët vendës. Revolucioni ka nisur që nga akademia dhe sigurisht që është prekur edhe skuadra e parë.

TITULLARËT – Lagunarët do të nisin sot javën e dytë të përgatitjeve verore. Ato po i zhvillojnë në fushën sportive të Plugut, 3 kilometra në veriperëndim të qytetit. Për të kuptuar sa ka ndryshuar organika, mjafton të shohësh se sa lojtarë kanë rezistuar nga vjet.

Vetëm 9 futbollistë janë në stërvitje nga kontigjenti i edicionit të fundit. Mikel Kaloshi, Mikel Spaho, Endrien Magani, Florian Daci, Adriatik Basha, Alemao Zdrava, Melis Haxhiu, Ergys Alushi dhe Mikel Canka janë të vetmit që janë vënë në urdhrat e stafit teknik.

Plot 18 të tjerë nuk duken më. Nëse Arbër Mone, Klajdi Broshka, Igli Moqi, Xhuljan Reçi, Hugo da Silva, Xhonatan Lajthia dhe Aldo Qoshku janë sistemuar gjetkë, ka nga ata si Dionis Musaku, Fabian Sheme Klei Çela, Erald Kolgega, Endi Gjyla, Klahos Zani, Ledion Xhymerti, Skënder Dedej, Artion Alillari, Ervis Gjyla dhe Mirjan Hima që kanë mbetur pezull.

MERKATO – Merkatoja te Lushnja nuk ka nisur me “bujë” të madhe. Bien në sy afrimet e Ledion Ruços dhe Brunild Pepës (që për dy vjet ishin pjesë e Tomorit), si edhe francezi Corentin Johansen apo Petro Memushi (të cilët janë në vëzhgim).

Të tjerë emra priten në ditët në vijim. Javën e ardhshme lushnjarët do t’i vijojnë përgatitjet në kushte grumbullimi. Destinacioni me shumë mundësi do të jetë Ohri ose Ulqini.

LU

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"