Revolucioni “Rangnik”/ Trajneri i Junajtid skarcon gati 200 mln euro në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 20:45

Revolucioni “Rangnik”/ Trajneri i Junajtid skarcon gati 200 mln euro në verë

Kur Junajtid përmend Ralf Rangnikun në kanalet zyrtare të klubit, tregohet i kujdesshëm ta specifikojë si “trajneri provizor”. E vërtetë, sepse menaxheri gjerman do të jetë vetëm deri në fund të sezonit në stol dhe për dy vitet e ardhshme do të marrë rolin e konsulentit në skuadër, duke lënë në pankinë dikë tjetër.

rangnik

Nga ajo që thuhet në “Carrington”, 63-vjeçari pritet të bëjë një revolucion nga roli pas skrivanisë. Sipas “90min”, gjatë një takimi me drejtuesit e klubit, Rangnik ka shpjeguar deri në detaje projektin për përmirësimin e skuadrës dhe një prej korrigjimeve të para do të jetë largimi i tre lojtarëve që kanë kushtuar një mal me para.

Trajneri u ka bërë me dije se kapiteni Herri Meguajër dhe kolegët e tij në mbrojtje, Aron Uan-Bisaka dhe Ljuk Shou nuk mund të luajnë më për Mançester Junajtidin. Përkundrazi, ata duhet të shiten menjëherë, me të ardhur një ofertë e mirë. Dhe bëhet fjalë për mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, i cili kushtoi rreth 90 milionë euro, por edhe anësorët nuk erdhën falas në “Old Trafford”, por janë paguar 55 dhe 38 milionë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"