Revolucioni/ Lushnja federon 24 lojtarë, 7 debutues në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2020 | 10:57

Revolucioni/ Lushnja federon 24 lojtarë, 7 debutues në formacion

Klubi lushnjar ka mbyllur gjithçka në lidhje me përgatitjet e sezonit të ri. Sekretari Edison Koçi bën me dije se janë federuar 24 futbollistë, ndërsa kapiten është graduar Dionis Musaku, produkt i shkollës verdhejeshile. Ka luajtur për herë të parë me Lushnjën në Superiore, në sezonin 2013-2014.

Lushnja

Lushnja ka ndryshuar shumë dhe startin e kampionatit pritet të debutojnë me fanellën e saj 7 futbollistë. Pas 11 vjetësh rikthehen futbollistët e huaj, teksa pritet debutimi i afrikanëve Boni Valeri dhe Abdulxhabar në mbrojtje.

Në mesfushë do të jenë dy ish-futbollistët e Dinamos, Geraldo Hysi dhe Aldo Qoshku, si dhe Fabian Blakçorri, i ardhur nga Tirana B. Sulmi pritet të jetë me Vilfor Hysën dhe Orges Xekën, edhe këta debutues. Të rikonfirmuar te Lushnja janë Kaloshi në portë, Basha në qendër të mbrojtjes dhe Musaku në të majtë, si dhe Melis Haxhiu në mesfushë.

Pas miqësores me Orikun, lushnjarët kanë vijuar me seancat stërvitore, ku dje ishte i pranishëm edhe sulmuesi Vilfor Hysa. “Nuk kam asgjë për t’u shqetësuar. Kisha një probleme me stomakun, ndërsa sot (dje) kam dalë në stërvitje”, është shprehur Hysa. Me Orikun mungoi edhe Xeka për shkak të një shqetësimi muskulor.

Lojtaret e federuar

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"