“Revolucioni”, ja Elbasani i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2016 | 16:47

“Revolucioni”, ja Elbasani i ri

Me merkaton e bërë këtë periudhë, el basanasit janë kthyer në një nga skuadrat që do të kërkojnë me çdo kusht elitën. Një vit më parë me shumë vështirësi ia dolën që të mbijetonin në Kategorinë e Parë, ndërsa për këtë sezon gjërat duken ndryshe.

Elbasani ne stervitje

Në letër, verdheblutë janë kthyer në një skuadër të frikshme dhe me të drejtë etiketohen si një nga pretendentet kryesore të Grupit B për t’u ngjitur në Superiore. Me afrime në çdo repart, me lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, të ndërthurur me kontingjentin që patën, elbasanasit duken gati për të nisur rrugëtimin drejt ngjitjes.

Formacioni

Edhe pse merkato nuk mund të quhet ende e mbyllur, mund të thuhet se verdheblutë për momentin duken të kompletuar dhe janë shumë larg asaj skuadre të sezonit të kaluar. Kështu, në portë do të kemi një rikthim të Elvis Kotorrit, i cili me verdheblutë u shpall edhe kampion në sezonin 2005-2006, ku me shumë gjasa do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.

elbasani

Mbrojtja do të jetë e përbërë nga katër futbollistë, me Kaçulin nga e majta, Peqinin dhe Dostin në qendër dhe në të djathtë Duka. Një mungesë e madhe për të paktën një fazë do të jetë ajo e Xhulio Jaupit, i cili u dëmtua rëndë në miqësoren me Bylisin dhe për disa kohë do të jetë larg fushave.

Mesi i fushës është i mbipopulluar dhe do jetë një “problem” më vete për Dostin që të zgjedhë më të mirët. Ajo pritet të përbëhet nga pesë lojtarë. Kështu Toçi me Lleshin në qendër përpara mbrojtjes, nga e majta Sulejmani, në të djathtën Kasa dhe në qendër më i avancuar Alikaj.

elbasani1

Sulmi do të jetë “pronë” e Mustafa Agastrës, por që duhet të shqetësohet edhe nga Luta me Tafanin që do të mundohen për të pasur rivalitet në këtë repart. Ajo që bie në sy është se reparti ofensiv pëson shumë ndryshime, pasi edhe lojtarët e afruar në merkato kanë qenë të këtyre roleve, meqenëse vitin e kaluar ishte reparti që çalonte më shumë.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"