“Revolucioni” i pashmangshëm, Kamza projekton 10 afrime
Kamza pritet që të ketë “look” tërësisht të ri për sezonin 2018-2018. Mjafton të shohësh largimet e bëra dhe ata që priten në vazhdim, për të kuptuar që skuadra e Vierokovud do të pësojë “revolucion”. Deri më tani janë tre lojtarë që kanë firmosur “divorcin” me klubin dhe janë transferuar te Kukësi. Ishkapiteni Sebino Plaku, mbrojtësi Vangjel Zguro dhe sulmuesi Realdo Fili janë bërë pjesë e verilindorëve, ndërkohë që pritet të konfirmohen dhe dy largime të tjera, konkretisht Hektor Idrizaj dhe Taulant Kuqi, të cilët janë në tratativa me disa klube.
Nuk janë të sigurt që mund të rikthehen as dy brazilianët Arrabal dhe Lelis, çka bën që pothuajse gjysma e ekipit nuk është. Megjithatë, optimizmi në klubin periferik të kryeqytetit mbetet i gjallë. Drejtuesit e kanë boshtin e futbollistëve me disa lojtarë nga sezoni i kaluar, si Ersil Ymeri, që është nën kontratë apo Xhuljo Mehmeti, apo portieri Ilir Avdylli, Erlis Frashëri, Igor Çukoviç e Argjend Malaj.
Një pjesë janë nën kontratë dhe të tjerët do të zgjasin marrëveshjet edhe për një tjetër vit. Në pikëpyetje ende janë Alfred Zefi, Ermir Rezi, Masato Fukui. Pothuajse i ikur mund të konsiderohet Stefan Raçiç, por edhe Anxhelo Mumajezi. Kamza do të kërkojë lojtarë për të gjitha repartet, priten rreth 10 afrime cilësore sidomos nga tregu italian e ai kroat.
Abdulla Dushku
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"