“Revolucion” te Kukësi, zbulohen dy titullarët e tjerë që pritet të zyrtarizojnë largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 13:10

“Revolucion” te Kukësi, zbulohen dy titullarët e tjerë që pritet të zyrtarizojnë largimin

Te Kukësi tani mund të flitet për një revolucion të vërtetë te Kukësi, teksa një numër i madh lojtarësh që ishin pjesë e skuadrës sezonin e fundit janë larguar.

enis gavazaj1

Pas largimeve të shumta, burime për gazetën tregojnë se mesfushori Enis Gavazaj dhe portierit Dashamir Xhika do të jenë largimet e radhës nga kampi verilindor.

Në rast largimi të dy lojtarëve, do të shkonte në 15 numri i futbollistëve që kanë mbyllur bashkëpunimin me Kukësin, duke filluar nga Olsi Teqja dhe për të vazhduar më tej me Vasil Shkurtaj, Kristal Abazaj, Valon Ethemi, Ilir Avdyli, Gëzim Krasniqi, Markovanbasten Çema, Besar Musolli, Eduart Rroca, Erhun Obanor, Edis Maliqi, Bruno Telushi, Emiljano Musta dhe të fundit që priten Enis Gavazaj me Dashamir Xhikën.

xhika kukesi

Duket e pabesueshme ajo që po ndodh te Kukësi, por ekipi i sezonit të kaluar thuajse ka iku i gjithi dhe mund të thuhet se te verilindorët po ndodh një revolucion i vërtetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"