Revolucion te Korabi, emërohet trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 12:36

Revolucion te Korabi, emërohet trajneri i ri

Ashtu siç edhe pritej, skuadra e Korabit do të nisë nga puna këtë jave, më saktësisht gjatë ditës së sotme. Administratori i dibranëve, Fehmi Mëziu, ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme edhe trajnerin që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri futbollistik.

Korabi stervitje

Bëhet fjalë për Julian Ahmatajn, i cili, edhe pse ka pak kohë në pozicionin e trajnerit, ka arritur të drejtojë disa skuadra, siç është Teuta në Kategorinë Superiore, por edhe Bylisi e Besa në të Parën.

Ahmataj pritej të ishte në krye të durrsakëve, duke qenë se pak ditë më parë u pa në krah të administratorit të dibranëve, Mëziu, në miqësoren që Tirana luajti ndaj Laçit. Por, vetëm gjatë ditës së djeshme është bërë edhe zyrtarizimi.

femi mziu

Në një prononcim për “Panorama Sport”, administratori Mëziu u shpreh: “Pas bisedimeve që kemi pasur me disa trajnerë, kemi gjetur gjuhën e përbashkët me Julian Ahmatajn.

Nesër (sot) do të bëhet edhe prezantimi i tij zyrtar në krye të ekipit”. Ndërkohë që janë konfirmuar edhe dy ndihmësit e trajnerit që gjithashtu janë emra të rinj në trajningun shqiptar. I pari është Akil Jakupi, i cili është tërhequr pak kohë më parë nga futbolli i luajtur dhe ka luajtur me Ahmatajn te skuadra e Teutës.

Ahmataj

 

Ndërsa, emri tjetër është Bledar Vashaku, i cili, pas aventurës me Partizanin sezonin e shkuar, ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe të vazhdojë punën si trajner. Vashaku do të përgatisë në kampionatin e ri portierët e dibranëve.

STËRVITJA – Administratori Mëziu ka bërë me dije se seancat stërvitore do të nisin gjatë ditës së sotme, por nuk ka preferuar t’i bëjë publikë lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës, edhe pse disa prej tyre do të jenë ata që mbyllën sezonin e shkuar në Superiore.

Korabi stervitje

“Stërvitja do të nisë nesër (sot) dhe do të ketë disa lojtarë të rinj që do të zbulohen në momentin që skuadra do të dalë në fushë. Përgatitjet do të kryhen në kompleksin sportiv në Pezë, nëse gjejmë oraret që na përshtaten, ose në “Skënder Halili”. Me kalimin e ditëve, edhe organika do të plotësohet”, ka përfunduar Mëziu.

FINANCAT – Sezonin e shkuar, Korabi nuk arriti të siguronte një vend në Superiore, pasi në gjysmën e dytë të sezonit vuajti edhe mungesën e financave. Megjithatë, skuadra respektoi kampionatin deri në fund dhe u mundua të bënte paraqitje pozitive.

Për sezonin e ri, Mëziu është shprehur pak ditë më parë se financat dhe baza materiale janë të sigurta. Sipas tij, ka qenë pikërisht sigurimi i tyre që ka vonuar edhe nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"