Revolucion te Bajerni, gati të shpenzojë mbi 200 milionë në merkato. Ja “yjet” që synohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 11:09

Revolucion te Bajerni, gati të shpenzojë mbi 200 milionë në merkato. Ja “yjet” që synohen

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, kërkon të bëjë një revolucion në skuadër me gjithçka që nevojitet. E thënë ndryshe, nuk do të blihen vetëm lojtarë të rinj, por edhe do të shiten ata aktualët, të cilët nuk bindin me lojën e tyre.

Uli Henes

“Duhet t’u themi lojtarëve që në këto tre muaj do të jenë shumë nën presion”, u shpreh Hënes për “Kicker”. “Më pas do të shohim se kush na nevojitet dhe kush jo”. Numri një i klubit nuk e ka kapërdirë ende humbjen ndaj Borusias së Dortmundit në “Signal Iduna Park”. “Do të shohim sesi skuadra do të reagojë”, qartësoi Hënes. Sipas 66-vjeçarit, lojtarët nuk po japin 100% e tyre në skuadër. Në të njëjtën kohë, presidenti përsëriti edhe planin për vitin 2019, duke futur duart në xhep për të blerë pesë yje të rinj në skuadër.

lojt

“Do të bëjmë shumë gjëra në merkato”. Pasion, shpejtësi dhe uria për të fituar priten të sjellin lojtarët e rinj. Si për shembull, Benzhamë Pavard, Paulo Dibala, Kai Havertz, De Ligt dhe De Jong. Por nuk përjashtohen edhe ardhje të tjera me kosto zero si Aron Ramsej nga Arsenali, i cili mund të vijë në qershor, atëherë kur i skadon edhe kontrata me klubin anglez. Goditja më e madhe pritet të jetë argjentinasi që luan te Juventusi, ndonëse ëndrra e Hënesit mbetet francezi Kilian Mbape, i cili vështirë se do të vijë një ditë në Mynih.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"