Revolucion në merkaton e verës, Perez bën gati një “sulm atomik” për Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 10:51

Revolucion në merkaton e verës, Perez bën gati një “sulm atomik” për Realin

Epokës “Ronaldo” te Reali i Madridit po i vjen fundi dhe Florentino Perez po bën gati revolucionin e madh në merkaton e verës.

Duhen lojtarë të rinj për të rihapur një tjetër cikël fitues në Spanjë, por edhe për të vazhduar dominimin në Europë.

Real Madrid's President Florentino Perez gestures during the presentation of a new player AsierIllarramendi at the Santiago Bernabeu Stadium, in Madrid, Saturday, July 13, 2013. (AP Photo/Andres Kudacki)

Reparti që do të përfshihet nga ndryshimet e mëdha është ai i sulmit, ku presidenti Perez i ka të qarta idetë dhe lojtarët që do të afrojë.

Dy të sigurt– Nejmar dhe Hazard janë dy dëshirat e para, për të cilat Perez është gati të bëjë çmenduri në merkato. Ai e di shumë mirë çmimin që kanë këta dy kampionë të kalibrit botëror, por kjo nuk e ndalon t’i ëndërrojë në skuadrën e tij dhe të përgatisë planin për t’i afruar.

Nejmar është prej kohësh objektivi kryesor i Perezit, por kohët e fundit filtrojnë lajmet se edhe ai dëshiron të kalojë në Madrid. Kristiano Ronaldo mund të përfundojë në Francë si shkëmbim me Nejmarin, por nga portugezi nuk varet e ardhmja e këtij të fundit.

MADRID, SPAIN - MAY 29: Cristiano Ronaldo (2ndL) of Real Madrid CF holds the trophy as he poses for a picture with his teammates Karim Benzema (L) and Gareth Bale (R) during the celebration with their fans at Santiago Bernabeu Stadium the day after winning the UEFA Champions League Final match against Club Atletico de Madrid on May 29, 2016 in Madrid, Spain. Real Madrid CF is the only European football team with 11 European Cups (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Një tjetër “galaktik” që mund të transferohet në Spanjë dhe është objektiv i Realit është Eden Hazard. Ende nuk e ka rinovuar kontratën me Çelsin dhe mediat mendojnë se pas tij fshihen spanjollët. Zidan e vlerëson shumë dhe belgu ka thënë se ëndrra e tij është të luajë për këtë trajner.

Sulmi në dyshim– Në listën e dëshirave për sulmuesin kryesor janë 3 lojtarë: Mauro Ikardi, Robert Levandovski dhe Herri Kejn. “Marca” shkruan se është Levandovski i përzgjedhuri i Perezit, por në Itali janë të sigurt se Ikardi është zgjedhja e parë e “galaktikëve”. Por edhe Herri Kejn është në rrugën e duhur për të veshur fanellën e kampionëve të Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"