Revolucion në Gjermani, Bundesliga merr vendimin që sjell risi në futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 22:50

Revolucion në Gjermani, Bundesliga merr vendimin që sjell risi në futboll

Një revolucion do të ndodhë në Bundesligën e 1-rë dhe të 2-të gjermane, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Në një vendim të miratuar sot, federata gjermane e futbollit deklaroi se është rënë dakord që trajnerët të vendosin pajisje teknologjike si tableta, telefonë apo kufje.

headset800-1530695397

Ata do të jenë në gjendje të komunikojnë me ndihmësit e tyre që mund të gjenden në tribunë, apo me stafin teknik që mund të gjendet në fushë për një lojtar të dëmtuar. Por, kjo teknologji e re nuk lejohet të përdoret në rastet kur një pjesëtar i stafit teknik, shkon te arbitrat e ndeshjes për të reklamuar një rast kundër vendimit të arbitrit, siç ndodhi në ndeshjen e sezonit të kaluar në Kupë, kur drejtori i Lajpcig, Ralf Rangnik, u fut në fushë t’i tregonte një rast me telefonin e tij arbitrit të ndeshjes, duke protestuar për vendimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"