Revolucion në formacionin e Tiranës, Ze Maria ndryshon ekipin nga mbrojtja në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 15:02

Revolucion në formacionin e Tiranës, Ze Maria ndryshon ekipin nga mbrojtja në sulm

Revolucion në formacionin e Tiranës. Nga ndeshja e fundit me Kukësin mbesin jashtë disa nga titullarët. Duke llogaritur portën, e cila mbetet e paprekur, me Ilion Likën titullar, skuadra ndryshon me katër-pesë titullarë, që nga qendra e mbrojtjes deri në sulm. Në qendër të mbrojtjes do të luajë Turtulli, por në krahun e tij do të jetë një tjetër lojtar.

ze maria

Bëhet fjalë për Eni Imamin, i cili do të luajë në qendër, duke ulur në stol Atingën e Berishën. Në fakt, Imami luajti në kupë me Turtullin e Berishën dhe tani do të luajë titullar në kampionat. Në krahun e djathtë ka rokadë, Kërçiku-Doka me këtë të fundit që kthehet titullar pas tribunës në Shkodër. Majtas do të jetë i zakonshmi Erjon Hoxhallari. Mesfusha do të ketë një tjetër ndryshim. Edhe pse nuk ka luajtur titullar takimet e fundit, Daja do të jetë në fushë në vend të Karabecit. Maveje, edhe pse me faj në golin e parë të Kukësit, është titullar i padiskutueshëm. Luan nga minuta e parë edhe Edon Hasani.

Çudia ka emrin Erando Karabeci, i cili sipas formacionit që ka planifikuar para ndeshjes do të jetë në stol dhe për të dytën herë radhazi, pas zëvendësimit në ndeshjen e “Loro Boriçit”. Një çudi më vete, sepse nuk po kuptohet përse Ze Maria e ka me Erando Karabecin, që sipas brazilianit luajti shumë mirë në dy takimet e para, por nuk do të luajë në takimin e katërt të Superiores. Edhe në Kupë, Karabeci nuk ishte titullar. Shkurt, braziliani e ka me kapitenin, ndonëse lojtarë të tjerë kanë qenë pothuajse zero fare. Në sulm që nga minuta e parë Blazhevski dhe nga krahët Kobina e Oduamadi.

sds

Një lëvizje e madhe e formacionit me katër futbollistë, të cilët ngrohin stolin. Klisman Cake dje nuk u stërvit dhe do të kalojë te Tirana B së bashku me Grent Halilin për të luajtur një ndeshje me këtë skuadër. Në tribunë do të ngjitet Vinsent Atinga, por si ai dhe Sentamu shumë shpejt do të kthehen në formacion, pasi janë të përkëdhelurit e drejtuesve të ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"