Revolucion tek Tirana, Mema kthen Likën dhe bën me dhimbje koke Karabecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 9:36

Revolucion tek Tirana, Mema kthen Likën dhe bën me dhimbje koke Karabecin

Revolucion në ekipin e Tiranës pas hum bjes me Luftëtarin. Trajneri Ardian Mema është duke menduar që të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër në prag të sfidës me Skënderbeun. Dhe lëvizjet nuk do të jenë për kozmetikë, por duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e lojës dhe emrat në fushë.

tirana

Ndryshimet mund të vijnë që nga porta, me Ilion Likën që mund të marrë vendin e titullarit, pas paraqitjes jo të mirë në miqësoren me Korabin të Alesio Abibit. Kthimi i Dorian Kërçikut ka ndryshuar kartat në lojë, pasi ky i fundit mund të luajë që nga minuta e parë si titullar në sfidën me Skënderbeun.

Në qendër të mbrojtjes, Mema pritet të mos ndryshojë dyshen Atinga-Hoxhallari, por çuditërisht Marvin Turtulli që ka qenë nga më të mirët në nëntë javët e para qëndron sërish në stolin e rezervave. Ndryshime do të ketë në krahun e majtë. Eni Imami luan vendin e titullarit me Marsel Ismailgecin.

I riu i 19-vjeçarëve është provuar disa herë nga Mema në stërvitje dhe në miqësoren me Korabin dhe me të gjitha gjasat mbrojtësi do të luajë titullar me Skënderbeun. Ndryshimi i madh pritet të jetë në mesfushë, pasi në lojë janë katër fanella për tri vende. Daja, Karabeci, Maveje dhe Hasani luajnë për zënë tri vendet në qendër të repartit.

Mema

Dje Mema ka provuar Karabecin dhe Kobinën në qendër, me Hasanin në të majtën e mesfushës, ndërsa Daja-Maveje në qendër, por në krahun tjetër, të cilët mund të luajnë një vend titullari. Me ardhjen e Kërçikut, Doka është spostuar në mesfushë, duke lënë te rezervat Grecën që deri dje ka qenë titullar.

ardian mema

Gjithsesi, këto janë vetëm planifikime të Memës, i cili pritet që për herë të parë të luajë me dy sulmues të deklaruar. Bëhet fjalë për Junus Sentamun dhe Grent Halilin.

SDSCS

Lëvizjet e Memës kanë qenë të llogaritura, por në fund ndryshimet mund të jenë më të vogla me dyshen Greca-Kobina që luan nga krahët, Dokën në mbrojtje dhe Kërçiku të mos luajë nga fillimi dhe njërin prej dyshes Daja-Maveje në stol. Ndryshimi ndoshta i konfirmuar mbetet krahu i majtë, me Ismailgecin titullar.

OLSI AVDIAJ

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"