Revolucion në formacionin e Tiranës, ja si pritet të rreshtohen bardheblutë ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 12:26

Revolucion në formacionin e Tiranës, ja si pritet të rreshtohen bardheblutë ndaj Kukësit

Julian Ahmataj, revolu cion në formacionin anti-Kukësi. Edhe pse nuk është vendosur akoma se kur do luhet sfida me verilindorët, duket se te bardheblutë do të ketë ndryshime të mëdha në formacion. 11-shja që luajti në Korçë, ishte një dështim i vërtetë dhe gjasat janë që në takimin me Kukësin të ketë një skuadër më të ekuilibruar. 

tirana

Pas ndeshjes me korçarët, kritika të forta ka pasur nga ana e drejtuesve të skuadrës dhe në përgjithësi të presidentit Refik Halili për sistemin që u luajt kundër Skënderbeut. Nga ajo ditë, Julian Ahmataj vazhdon të mendojë se çfarë do të ishte më e mirë për ekipin bardheblu dhe si mund të arrihet fitorja.

NDRYSHIMET – Ndryshimi i parë në ekip do të nisë me mbrojtjen. Në krahun e djathtë, Doka mund të luajë në vend të Vangjelit, ndërsa majtas ai që do të aktivizohet, është Ismajlgeci ose Hoxhallari. Ky i fundit mund të lërë vendin në qendër të mbrojtjes, për t’u rikthyer majtas. Në qendër, Imami dhe Muça mund të luajnë titullarë, duke parë që Osmani vazhdon të jetë i dëmtuar dhe mund të mos bëhet gati për sfidën me Kukësin. Mesfusha do të ketë ndryshim rrënjësor me Çelhakën dhe Bathën, që kthehen të luajnë nga minuta e parë. Në stol, me të gjitha gjasat do të ulet Karabeci. Për dy vende në mesfushë do të sfidohen katër vetë.

tIRANA

Kale, Torasa, Halili dhe Kobina, të cilët duhet të marrin dy pozicionet e krahëve, ndërsa dy të tjerët do të mbajnë stolin. Po kështu, në sulm është e sigurt që luan Majkëll Ngo dhe Edon Hasani. Prej ditësh, trajneri Julian Ahmataj është duke punuar për shënjestrën. Edhe dje, ai është fokusuar te puna në formacion dhe te gjuajtjet në portë. Ahmataj ka kërkuar nga të gjithë të gjuajnë sa më shumë në drejtim të kuadratit. Në sfidën e fundit ka qenë një katastrofë e vërtetë, sepse së bashku me golin, Tirana ka bërë vetëm tri gjuajtje në portë. Një shifër e frikshme, duke pasur parasysh se deri dhe skuadra shënonte pafundësisht gola.

MUNGESAT – Edhe dje, Tirana nuk ka pasur grupin e plotë. Në stërvitje mungonin Tefik Osmani, Dorian Kërçiku dhe Ismael Dunga, të tre të dëmtuar. Të tre bardheblutë nuk dihet se kur do të kthehen në stërvitje, sepse nga ana e Tiranës nuk ka një njoftim zyrtar.

tirana

Të tre lojtarët rrezikojnë të mos luajnë me Kukësin, nëse nuk kthehen në stërvitje ditën e shtunë. Po kështu, Tirana nuk ka planifikuar për momentin asnjë miqësore, duke ditur që kampionati është shtyrë. Skuadra mund të organizojë ndonjë ndeshje me ekipet zinxhirë të bardhebluve. Kujtojmë që Tirana nuk fiton që prej sfidës me Luftëtarin këtë fillim faze të dytë dhe dy javët në vazhdim i ka ferr të vërtetë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"