Revolucion në formacion, ja si pritet të rreshtohet Milani përballë Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 19:38

Revolucion në formacion, ja si pritet të rreshtohet Milani përballë Juventusit

Milani do të ketë një ndeshje shumë të vështirë këtë fundjavë, teksa do të luajnë me Juventusin në transfertë.milan

Kuqezinjtë po kalojnë një periudhë shumë të keqe, dhe mundësitë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj bardhezinjve janë të pakta. Megjithatë në krahasim nga ndeshje me Lacion, trajneri Pioli po mendon për disa ndryshime për ndeshjen në Torino.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, tekniku italian ka punuar gjatë gjithë javës në stërvitje me skemën 3-4-2-1. Treshja e mbrojtjes pritet të jetë, Duarte-Romanjoli-Rodrigez. Ndërsa në krahët do të luajnë, Konti i cili është në avantazh ndaj Kalabrias dhe Teo Hernandez që e ka blinduar vendin në formacion.

Dyshja e mesfushës do të jetë Benaser-Paketa, me këtë të fundit që ka fituar balotazhin ndaj Kruniç. Ndërsa në majën e sulmit është planifikuar Piontek, i mbështetur nga Çalhanoglu dhe Suso.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"