Trazirat në Kuçovë, ish-shefi i klubit të Naftëtarit: U pezulluam për 5 vite, më dërguan në fshat pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 9:18

Trazirat në Kuçovë, ish-shefi i klubit të Naftëtarit: U pezulluam për 5 vite, më dërguan në fshat pas ndeshjes

UVIL ZAJMI

“Nuk ishin parë kurrë në Kuçovë aq shumë Forca Speciale të policisë. Por pakënaqësia dhe padrejtësia në fushë nxitën situatën në stadium që u kthye më pas në një revoltë. Nuk u kursyen gurët mbi policat, që i detyruan të tërhiqen e të futen në godinën e vjetër të stadiumit bashkë me ne. Populli i inatosur nuk largohej duke shkatërruar gjithçka: makina që digjeshin midis tyre edhe ai ajo e Dinamos. Në mënyrë urgjente erdhën forca policie nga Berati, Fieri, Lushnja si dhe nga Tirana. Vetëm pas 5-6 orësh situata u normalizua, rrëfen Ismaili, ish-shefi i klubit të Naftëtarit.

fatmir ismaili

Të gjithë nën akuzë… Pse u alarmua një shtet i tërë?

Mëngjesi i 6 qershorit u shoqërua me terror që kishte nisur pas mesnate. Ajo ditë ishte plot ankth, pasiguri dhe me arrestime që vazhdonin e që e kishin rritur panikun në popull. Në qendra pune, shkolla, nga Organizatat e Partive, për të analizuar ngjarjen u organizuan mbledhje ku kërkohej hapur ndëshkimi i akteve të dhunës dhe thirrjet kundër Partisë. Me dhjetëra të rinj të piketuar nga policia mbushën dhomat e izolimit dhe prindërit e tyre që qanin në dyert e policisë. Fotografit të qytetit i morën filmat e ndeshjes duke i shfaqur në mur e skanuar “fotot e rebelëve”, sepse kështu i quajtën. Në Komitetin e Partisë u thirrën në grupe trajnerësh, drejtues, sportistë, ndërkohë që kjo ngjarje mori vëmendjen e shumë mediave të huaja.

Pas asaj, një skuadër dhe një klub u shkatërruan krejtësisht apo jo?

E trajtuan si revoltë sportive, jo politike dhe pati mjaft të dënuar me 3 dhe 6 muaj burg, midis tyre edhe N. Halilajn, me motivacionin si nxitës i saj. U burgosën edhe dy futbollistë të ekipit tonë, ndërsa mua si shef klubi me çuan si punë- tor 6 muaj në Fabrikën e Tullave. Naftëtari u pezullua për 5-vjet nga FSHF dhe thuajse gjysma e ekipit ende pa mbaruar jehona, me urdhër Partie, do të përfaqësonin Tomorin. Humbi kështu dhe u shkatërrua një traditë, një vazhdimësi për të cilën u deshën vite të ringrihej, por jo më në nivelet e larta.

naftetari dinamo 1 0

Ismaili, pse u zhduk edhe pllakati i memories?

Mbas viteve 90-të me iniciativën e Petrit Balliut, ish-drejtor i Zyrës së Punës, në vitin 1993 u përkujtua kjo ngjarje duke vendosur në pllakat afër stadiumit “Bashkim Sulejmani”. Por fatkeqësisht edhe kjo pllakatë u shkatërrua bashkë me të tjera, gjatë 1997-ës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"