Revolta e tifozëve për humbjen e Luftëtarit, vazhdojnë aludimet për shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 18:47

Revolta e tifozëve për humbjen e Luftëtarit, vazhdojnë aludimet për shitje

Humbja e Luftëtarit 5-0 me Ventspils të Letonisë pa dyshim ka lënë “shije të hidhur” në kampin bluzi. Mërzitja dhe zhgënjimi janë ulur “këmbëkryq” në radhët futbollistëve, drejtuesve dhe tifozërisë gjirokastrite. Paraqitjet e mira të Luftëtarit në katër miqësoret e luajtura në Slloveni, në 13 ditët e minifazës përgatitore, realisht rezultuan zhgënjim total për të besuarit e Millosh Kostiçit. 5 golat e pësuar në pjesën e parë konfirmojnë më së miri lojën e dobët të Luftëtarit në mbrojtje.

Luftetari

Jo vetëm loja apatike në mbrojtje, por dhe gjykimi i dobët i treshes qipriote të kryesuar nga Vasilis Dhimitriu bënë që Luftëtari ta nisë në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën europiane. Kjo humbje pritet të analizohet hollësisht nga drejtuesit e Luftëtarit ditën e sotme. Zëdhënësi për mediat i klubit gjirokastrit, Rigles Malile, për “Panorama Sport” u shpreh: “Natyrisht do të ketë një analizë të hollësishme për këtë ndeshje. Humbja është e thellë dhe na vret shumë. Me stafin teknik, presidencën dhe lojtarët do të ketë takim të shpejtë para se të nisim nga puna për ndeshjen e kthimit”.

AKUZAT E MBËSHTETËSVE

Tifozët janë dhe mbeten krahu i djathtë i Luftëtarit, gjë të cilën e kanë treguar me prezencën e tyre në momentet më të vështira të skuadrës. Në dy sezonet e fundit në Superiore, tifozët gjirokastritë, veçanërisht tifogrupi “Shqiponjat Bluzinj” ,iu gjendën pranë skuadrës tyre të zemrës. Aktualisht, të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës, tifozët bluzinj “faturën” e humbjes ia dedikojnë paraqitjes së dobët të skuadrës, por nuk mungojnë edhe zërat revoltues që kanë të bëjnë me aludimet për trukim të ndeshjes. Ka dhe nga ata, të cilët thonë:

 

“Dy 11-mluftetari 5-0etërshat e paakorduar, dy golat e mohuar të Shkurtajt nuk janë pak. Është ndeshje me eliminim dhe si e tillë një gol i pësuar, apo i shënuar, do të thotë shumë. Me gjyqtarë si qiprioti Vasilis Dhimitriu, çdo rezultat pritej në atë ndeshje. Futbollistët kanë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për humbjen, por edhe gjyqtari nga Qipro i dha një ‘dorë’ të mirë ekipit vendës”.

MBËRRITJA- Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, skuadra udhëtoi nga Riga për në Selanik për të mbërritur dje në orët e mesditës në Gjirokastër. Sot, skuadra gjirokastrite do të zbresë në fushë për të rinisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 19 korrik në “Elbasan Arena”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"