Revolta e Kamberit ndaj Rejës, tani fshin edhe fotot me Kombëtaren në Instagram

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 0:02

Revolta e Kamberit ndaj Rejës, tani fshin edhe fotot me Kombëtaren në Instagram

Sulmuesi Florian Kamberi, ka fshirë të gjitha fotot me fanellën e Kombëtares, nga Instagrami i tij. Arsyeja? Në shenjë revolte për vendimin e marrë nga trajneri Edi Reja, për të mos e aktivizuar në sfidat ndaj Andorrës dhe Anglisë.

KAMBERI

Në kampin kuqezi, u përpoqën ta justifikonin këtë hatërmbetje të 26-vjeçarit, duke thënë se është i dëmtuar. Madje trajneri Edi Reja, insistoi në konferencën për shtyp, i quajtur të turpshme pretendimet e ngritura, teksa mohoi se ekziston një çështje “Kamberi”.

kAMBERI

Por aktivizimi i sulmuesit shqiptar, ditën e shtunë me klubin e Aberdin dhe fshirja e fotove me fanellën e Kombëtares, duket se e ka nxjerrë “blof” Rejën.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

“Është e turpshme, nuk ka çështje Kamberi”/ Sulmuesi shqiptar aktivizohet titullar me Aberdinin dhe nxjerr “blof”… Rejën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"