Revista gjermane detyron FIFA-n të publikojë raportin për Katar 2022, milionat e sheikëve për votat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2017 | 19:00

Revista gjermane detyron FIFA-n të publikojë raportin për Katar 2022, milionat e sheikëve për votat

Revista gjermane “Bild” ka detyruar sot FIFA-n të publikojë raportin e famshëm “Garcia”, rreth abuzimeve dhe manipulimeve të votimeve për caktimin e Botërorëve 2018 dhe 2022. E përditshmja gjermane kishte siguruar raportin e përpiluar në vitin 2014 nga ish-kreu i Komisionit të Etikës të FIFA-s, Majkëll Garcia dhe filloi të publikonte sot ekstrakte të tij.

blater katar

Në një pjesë të këtij raporti shkruhet se një pagesë prej 2 milionë eurosh i ishte bërë nga Katari një funksionari të FIFA-s, duke ia kaluar këtë shumë vajzës së tij 10-vjeçare. Detaje të tjera të publikuara sot raportonin për një udhëtim të tre anëtarëve të ekzekutivit të FIFA-s  për të marrë pjesë në një festë në Rio De Zhaneiro, falë përdorimit të një avioni provat që zotërohej nga Federata e Katarit, pak ditë para votimit.

Majkell Garcia

Majkell Garcia

Duke parë një situatë të tillë dhe paralajmërimin e “Bild” se do të tregonte në vijim detaje të tjera, FIFA vendosi sot të publikonte raportin e plotë. Sipas saj, prej rreth një viti po diskutohej që të bëhej publik ky raport që ishte mbajtur i fshehtë, duke e cilësuar “për të mirën e transparencës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"