Revanshi ndaj Usik, Xhoshua do historinë me tre tituj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 10:09

Revanshi ndaj Usik, Xhoshua do historinë me tre tituj

Entoni Xhoshua duket më i karikuar se kurrë për të rimarrë titujt kampion bote në peshat e rënda, të cilët i humbi në shtatorin e vitit të kaluar ndaj Oleksandër Usik. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga revanshi që do të mbahet më 20 gusht në Xhedah, boksieri britanik i ka dërguar një mesazh të qartë kundërshtarit ukrainas, teksa thotë se kërkon që të shkruajë historinë duke u bërë kampion bote për herë të tretë.

332424

“Revanshi ka shumë rëndësi për mua, pasi dua të hakmerrem për humbje në duelin e parë. I njoh mundësitë e mia dhe se deri ku mund të arrij. E di që mund të shpallem sërish kampion dhe do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Koha po afron dhe jam gati për t’u përballur me Usik. Dua të jem një legjendë e këtij sporti dhe kam mundësi të fitoj sërish”, u shpreh Xhoshua.

“Hera e parë kur u shpalla kampion bote ishte aq e bukur, saqë desha të shpallesha një herë të dytë”, kishte deklaruar britaniku kur fitoi revanshin ndaj meksikanit Andi Ruiz, ku u shpall kampion për herë të dytë. Xhoshua tani synon që të futet në histori si tri herë kampion bote, si Muhamed Ali, Vitali Klitçko apo Lenoks Luis, legjenda të boksit botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"