RETROSPEKTIVË/ Si sot 10 vite më parë, kur Apolonia shpartallonte Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 18:26

RETROSPEKTIVË/ Si sot 10 vite më parë, kur Apolonia shpartallonte Partizanin

Apolonia dhe Partizani do të ritakohen në Kategorinë Superiore këtë edicion, ku fierakët rikthehen pas 5 vitesh mungesë. Veç kampionatit, këto dy ekipe mund të përballen me njëra-tjetrën në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, në rast se kualifikohen në të parin.

unnamed

Mes dy ekipeve ka pasur duele interesante në historikun e futbollit dhe pa dyshim që bilanci është në kahun e “demave”, por nuk mungojnë dhe episode të veçanta kur bardhejeshilët fitonin me shifra të thella. Përpara 10 vjetësh, ekzaktësisht më 30 tetor 2010, Apolonia mposhtte 4-0 Partizanin dhe asokohe militonin në Kategorinë e Parë.

Fierakët kishin krijuar një skuadër simpatike dhe pretendente, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka, ndërsa Partizani drejtohej nga i mirënjohuri Neptun Bajko dhe kalonin kohë të vështira. Fierakët i shpartalluan të kuqtë në lojë dhe rezultat.

kf-apolonia-fier-39004707-10ce-43ff-8077-abc904e3788-resize-750

Protagonist i atij takimi u bë një sulmues jo shumë i njohur, Argent Kalemaj, i çili shënoi tripletë personale, ndërsa “pokerin” do ta plotësonte mesfushori serb Milos Jevdjeviç. Në fund të atij edicioni, bardhejeshilët u ngjitën në elitë dhe Partizani ra në Kategorinë e Dytë. Për nostalgjinë e lexuesve, “Panorama Sport” sjell të plotë skedën e asaj ndeshjeje të një dekade më parë.

KATEGORIA E PARË, 30 TETOR 2010 STADIUMI “LONI PAPUÇIU”

APOLONIA – PARTIZANI 4-0

GOLAT: Kalemaj 18′, 49′, 61′, Jevdjeviç 74′.

APOLONIA: Haxho, Çela (Prifti 46′), Ofoyen, Basriu, Da Silva, Teqja, Jevdjeviç (Muçaj 82′), Gërço, Çimili (Dhrami 73′), Ribaj, Kalemaj; Trajner: Ernest Gjoka.

PARTIZANI: Xhika, Berberi, Pashaj, Pinari, Gjoka, Bakalli, Lleshi (Perlleshi 60′), Tetova (Shkëmbi 69′), Karapici, Xhepa (Dushku 54′), Sulçe; Trajner: Neptun Bajko.

GJYQTARË: E.Dobi (Durrës), G.Bimi (Gjirokastër), R.Çokaj (Lezhë)

VËZHGUES: Gëzim Gaçe (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Lleshi, Berberi

B.RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"