RETRO/ “I braktisin 364 ditë të vitit, ndërsa për një mbrëmje…”, kur Maradona dëshpëroi tifozët e Napolit dhe ngjalli urrejtjen e italianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 20:27

RETRO/ “I braktisin 364 ditë të vitit, ndërsa për një mbrëmje…”, kur Maradona dëshpëroi tifozët e Napolit dhe ngjalli urrejtjen e italianëve

Ikona e futbollit botëror Diego Armando Maradona nuk ishte i zoti vetëm për mrekullitë që ka prodhuar në fushë, por dhe për deklaratat e tij përvëluese, që janë kontestuar vazhdimisht gjatë jetës së tij. Teksa sot e gjitha bota shfleton dhe kujton arritjet e “Djalit të Artë”, njëra nga periudhat që do të kujtohet gjatë është Kupa e Botës 1990, por jo për lojën në fushë të yllit të Argjentinës, por për shfryrjen e tij ndaj publikut italian.


DFf3XZxXYAAgYK0

Diego nuk është kudo i adhuruar. Anglezët e kanë renditur si “njeriun e dytë më të urryer në Angli” pasi e fajësojnë se “Dora e Zotit” i eliminoi padrejtësisht në Botërorin e 1986-ës.

Në sfidën e parë me Kamerunin në Kupën e Botës “Itali 1990”, ku Argjentina pësoi një nga humbjet më shokuese në histori 1-0, Maradona ironizoi tifozët italianë në “San Siro”, që gjatë ndeshjes e vërshëllyen në fushë duke mbështetur rivalët afrikanë. Maradona thumboi sjelljen e fansave në Milano karshi tij.

“Më vjen mirë që sot pasdite zbuluam se italianët në Milano ndaluan së qeni racist. Sot, për herë të parë ata mbështetën afrikanët”, u shpreh Diego pas humbjes tronditëse me Kamerunin.
2386
Por, momenti që ndezi akoma më shumë publikun italian, dhe sidomos atë të Napolit, qytetit që e adhuron si Perëndi, ishte në prag të gjysmëfinales Itali-Argjentinë.

Sërish, Diego nuk u kursye aspak ndaj shtetit italian. Në mënyrë krejtësisht të papritur, ai u tregoi napolitanëve shteti italian i ka braktisur ata dhe qytetin duke i zhytur në varfëri. Ai akuzoi italianët dhe shtetin e tyre për racizmin sistematik ndaj napolitanëve. Në mënyrë indirekte, ai u kërkoi napolitanëve që të bënin tifo për Argjentinën.

“Napolitanëve u kërkohet që të jenë italianë për një mbrëmje, ndërsa për 364 ditë të vitit i quajnë ‘terroni’ (‘fshatarë’ – term denigrues për banorët e jugut të Italisë, sidomos për napolitanët),  Dua vetëm t’i respektoj napolitanët, unë dhe shokët e mi e dimë që ata janë italianë, nuk mund t’u kërkojmë të bëjnë tifo për ne, por pjesa tjetër e Italisë duhet ta kuptojë që napolitanët janë po aq italianë sa italianët vetë”, u shpreh Maradona në mënyrë të revoltuar përpara reporterëve italiane.

Ky qëndrim i tij ndau në dy pjesë publikun napolitan, njëra palë e ardhuroi akoma më tepër këtë gjë, ndërsa një pjesë tjetër u ndje e fyer.

Një pjesë e napolitanëve hapën një banderolë kushtuar Maradonës në stadium gjatë gjysmëfinales me Italinë. Ata i treguan idhullit të tyre se mbi të gjitha “Italia mbetet atdheu i Napolit”, pavarësisht se deklaratat e Maradonës tregonin të vërtetën.

DD1dMf6XYAMymcf

“Maradona, Napoli të do ty, por Italia është atdheu jonë!”, shkruhej në banderolën e famshme.
1_16a080a454f.955844_2827992079_16a080a454f_large
Megjithatë, Maradona dhe Argjentina dolën triumfues nga takimi teksa arritën ta eliminonin Italinë me penallti 4-3. Vetë “10”-a legjendare e Napolit dhe Argjentinës shënoi bukur penalltinë e katërt ndaj portierit Valter Zenga. Maradona dhe skuadra e tij i shkaktuan një plagë akoma më të madhe Italisë, por Gjermania i mohoi fitoren e dytë radhazi të Kupës së Botës.

Ndërsa, sot e gjithë bota e vajton, ndoshta dhe ata që dikur e kanë urryer, Maradona tregoi se ishte një njeri që nuk i fshihej kurrë së vërtetës.

Ai dinte si të fitonte adhurues, por shumë herë, të thuash të vërtetën, të bën armik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"