RETRO/ Kur Partizani i “jepte” titullin Tiranës, Tafaj në 1996: Donim që titulli të mbetej në kryeqytet. Tole: Uroj që bardheblutë të fitojnë dhe kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 20:41

RETRO/ Kur Partizani i “jepte” titullin Tiranës, Tafaj në 1996: Donim që titulli të mbetej në kryeqytet. Tole: Uroj që bardheblutë të fitojnë dhe kupën

Dy ish-futbollistët Alban Tafaj dhe Afrim Tole folën rreth rivalitetit Tirana-Partizani me rastin e derbit të 157-ë në histori mes bardhebluve dhe të kuqve.
tafaj duka
Tafaj dhe Tole u kthyen pas në kohë për të kujtuar sezonin 1995-1996 kur mposhtën Teutën në javën e fundit duke u mohuar durrsakëve titullin kampion, pasi luftonin me Tiranën.

Në intervistën e kohës, Tafaj u shpreh se ai dhe skuadra luajtën në radhë të parë për veten, dhe së dyti për rivalin Tiranën. Nga ana tjetër, Tole deklaronte se dëshironte që Kupa të mbetej në kryeqytet dhe uronte që bardheblutë të fitonin dhe Kupën e Shqipërisë.

Tafaj: Hapat e para të karrierës i hodha me Partizanin, pastaj e mbylla te skuadra ime e zemrës Tirana.

Tole: Ka dhe më keq. Ka arritur atje saqë tifozët kanë thënë: ‘më mirë të fitojmë ndeshjen se kampionatin’.

Tafaj: Po, e mbaj mend. Kishim presion të madh qoftë nga kryeqyteti i Tiranës, qoftë dhe nga qyteti i Durrësit, sepse Teuta luftonte për titull atë kohë dhe ishte një pikë para Tiranës. Ne bëmë detyrën si profesionistë. Duhej të luanim për Partizanin. Normalisht, e kishim dëshirën, e mbaj dhe intervistën sot, kam thënë se dëshira jonë është që titulli të mbetej në kryeqytet. Derbet gjithmonë janë të tilla. E ka thënë një lojtar i madh, po të vendosësh pranë fanelat e Partizanit dhe Tiranës, ato prapë do të zihen me njëra-tjetrën, jo më tifozeritë.
afrim-tole

Tole: Atë kohë kanë qenë firmat piramidale. Paguheshim mirë, nuk ankoheshim.

Tafaj: Partizani ishte klub i madh. Mbështetej nga Ministria e Mbrojtjes. Kishim infrastrukturë shumë të mirë. Por, sponsorizimi nga firmat piramidale ishte diçka ekstra.

Tole: Jam shprehur gjithmonë që Kupat të mbetej në Tiranë. Ccdo lojtar do të kishte dëshirë të luante me të dyja. Më mirë ia lë Albanit përgjigjen?

Tafaj: Te Tirana luan Hoxhallari në pozicionin që kam luajtur. Edhe Ismajlgeci është lojtar i perspektivës.

Tafaj (prononcim në 1996): Partizani luan për veten e vet, sepse në të gjitha ndeshjet e fundit. Në fazën e dytë kemi bërë ndeshje të nivelit të lartë, por nuk e meritonim atë humbje në Tiranë. E dyta donim që ne lojtarët e Partizanit, kupa të mbetej në Tiranë, për të këtë luajtëm për Tiranën. Në radhë të parë luajtëm për veten tonë, sepse duam një renditje më të mirë. Vendin e tretë ne e meritonim.

Tole (prononcim në 1996): Kemi luajtur vetëm për Partizanin, asnjë tjetër. Tirana e meritonte kampionatin, uroj të marë dhe Kupën e Republikës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"