Reshje dëbore në disa zona, temperaturat pritet të shkojnë deri -6°C. Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 7:15

Reshje dëbore në disa zona, temperaturat pritet të shkojnë deri -6°C. Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

Shqipëria do të jetë ditën e sotme nën ndikimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore, më të dukshme reshjet e dëborës do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit ku qarku i Korçës do të zbardhet nga dëbora.

-800-0-56de4224ef80086254f5ffd7b8fa27b5

Për sa përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, berat e shumë zona malore në jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të bien sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"