Reportazh/ Përzgjedhja e kompleksit, Kombëtarja në gjurmët e Leiçesterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2016 | 10:00

Reportazh/ Përzgjedhja e kompleksit, Kombëtarja në gjurmët e Leiçesterit

Futbolli aktual është i tillë ku diferencat mes skuadrave janë gjithmonë e më të pakta. Ky të paktën është slogani i cili ngushëllon një ekip debutues si Shqipëria në Europian, kur përballë do të ketë organizatorët e Francës dhe Zvicrën apo Rumaninë. kombetarjaNë faqen zyrtare të federatës, më saktë në kanalin në “youtube”, Dritan Kokona, pjesëtari i stafit të zyrës për shtyp në FSHF prej vitesh, ka bërë edhe një minireportazh për të prezantuar ambientet që ka zgjedhur Kombëtarja për të qëndruar gjatë përgatitjeve për në “Euro 2016”. Në përshkrimin e tij, Kokona prezanton ambientet e hotelit ku do të qëndrojë ekipi, largësinë e qytezës nga kryeqyteti i Austrisë, si dhe largësinë e fushës stërvitore me ambientet e qëndrimit.

Reportazhi

“‘Bad Valsedorf’ është një provincë midis Vjenës dhe Gracit, e cila gjendet 140 kilometra larg kryeqytetit të Austrisë dhe 60 kilometra larg këtij të fundit. Hoteli ‘Falkenshtainer’, i cili do të jetë për rreth 10 ditë rezidenca e Kombëtares, është i rrethuar nga disa fusha golfi dhe pyje të dendura. Rezidenca është e pajisur me sallë fitnesi e pishinë, si dhe për mbledhje apo vaktet e ngrënies së Kombëtares, janë krijuar ambiente të veçanta nga pjesa e hapur e hotelit. Për shërbimet që ofron, ai është preferuar nga shumë skuadra futbolli për grumbullime. Ashtu si Shqipëria, e cila i ka zgjedhur si rezidencë të saj, më parë, në Falkenshtainer ka qëndruar Kombëtarja e Çekisë, Izraelit dhe Iranit. Shumë klube si Roma, Hanover, Blekburn, Kaizerslauten, Beshiktash, Sturm i Gratcit kanë preferuar këtë ambient. Interesant është fakti se në ambientet e këtij kompleksi ka qëndruar dhe është stërvitur skuadra më e famshme e momentit, kampionia e Anglisë, Leiçester. Por, kur ishte më pak e njohur, në vitin 2012. Fusha e stërvitjes është vetëm 1.5 kilometra larg nga hoteli. Pranë saj janë ambientet ku do të zhvillohen edhe konferencat për shtyp”, tregon Kokona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"