Replika/ “Starova i paqartë, po mbron një Partizan të papërgatitur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 18:20

Replika/ “Starova i paqartë, po mbron një Partizan të papërgatitur”

Kur debatojnë ish-tra jneri dhe ish-kapite ni i Partizanit që kanë fituar për herë të fundit titullin kampion, duhet patjetër që t’u kushtosh vëmendje, edhe kur polemikat janë në distancë.

partizani duartroket tifozetAdnad Ocelli i përgjigjet Starovës me shumë kujdes, por i vë sërish në dukje se Partizani “i tij” nuk është në shinat e duhura dhe se “Bobi”, sipas Ocellit, është i paqartë në mesazhin që kërkon të përcjellë.

Ish-mbrojtësi i shquar i Partizanit, ndër senatorët e skuadrës së vitit 1993 kur të kuqtë fituan titullin kampion, u shpreh kritik dy ditë më parë për klubin kryeqytetas.

Sipas tij, Partizani është një skuadër pa bosht dhe pa mentalitet kampioni, por Sulejman Starova, sot këshilltar i presidentit Demi, replikoi duke i argumentuar ish-futbollistit të tij një sërë faktesh që sipas tij vërtetonin se Ocelli gabohej.

Ky i fundit nuk i ka pranuar vërejtjet e Starovës dhe në një prononcim për “Panorama Sport” ka përsëritur edhe një herë se Partizani nuk është një skuadër e formuar mirë dhe i kujton ishtrajnerit se po mbron pozicionin që ka si zyrtar i Partizanit.

Ja deklarata e plotë e Ocellit:

“Unë nuk replikoj me zotin Starova. E para, unë thjesht hodha një opinion personal, ndërsa Starova mendoj se është i paqartë edhe kur e ka fjalën për ‘ide’. E them këtë sepse nuk fola vetëm për ndeshjen e fundit. ‘Partizani, – thotë ai, – është në ndërtim…”.

Me këtë mund të justifikojë shumë mangësira. E dyta, zoti Starova është me shumë eksperiencë dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë një ekip i përgatitur mirë, çfarë do të thotë kur ka diferenca financash dhe çfarë do të thotë kur kemi të bëjmë me një ekip të formuar…

Indirekt doli në atë që unë diskutova. Ai thotë ‘ne jemi në ndërtim dhe jo pa ide’. Unë dhashë një opinion për ato që pashë.

Nuk thashë gjë tjetër veç realitetit dhe nuk është kontradiktë pse kërkon ndjesë, pasi me mendimin tim mund mos jetë dakord një tjetër. Starova më duket se nuk është i qartë.

Thotë se jemi në ndërtim dhe kemi mungesa, më pas kemi staf të shkëlqyer, por na duhet kohë. Indirekt… për momentin je i papërgatitur.

Unë këtë i thashë. ‘Pashë’ gabim? Ky ishte mendimi im personal, por debati në media nuk është mënyrë e imja. Ai ka argumentet e tij dhe mbron pozicionin e tij me debate duke iu larguar realitetit”.

***

Çfarë tha Starova: Ocelli gabon, Partizani ka strategji të qartë

Sulejman Starova nuk ishte dakord me qëndrimin e mbajtur së fundmi nga ish-kapiteni i të kuqve, Adnand Ocelli. Ky i fundit, nëpërmjet një opinioni të shkruar, kritikoi situatën në klub dhe menaxhimin që i është bërë atij gjatë kohëve të fundit.

starova

“Ocelli është kontradiktor në atë që shpreh. Nga njëra anë thotë se Partizani është ekip pa ide dhe nga ana tjetër kërkon ndjesë në fund të shkrimit.

Kujt i kërkon ndjesë dhe ku kërkon të dalë, sepse realisht ishte i paqartë…?! Po, është e vërtetë që nuk kemi lojtarë kampionë, por nuk mund të thuhet kurrsesi se kjo skuadër është pa ide. Ishte ky ekip që eliminoi Ferencvaroshin me një buxhet prej 50 milionë eurosh.

Ishte ky Partizan që luajti thuajse si i barabartë me Salzburgun, ndërkohë që i dimë diferencat e këtyre klubeve. Është i njëjti Partizan që mori elozhet e të gjithëve për ato ndeshje shumë të mira dhe një humbje me Krasnodarin nuk mund ta zhbëjë një punë të mirë që është bërë gjithë këto kohë.

Çfarë prisni, që Partizani, një skuadër në ndërtim e sipër, me një buxhet 1 milion euro, të eliminojë Ferencvaroshin që ka buxhet 50 milionë euro, të shkëlqejë me Salzburgun që ka një buxhet gjithashtu të jashtëzakonshëm dhe pastaj të jetë i barabartë edhe me Krasnodarin?!

Nuk funksionon kështu në futboll. Prandaj, ka hierarki dhe fuqia e financave herët a vonë bën diferencën. Më bezdis fakti që njerëzit nuk e kuptojnë se Sukaj iku vetë nga Partizani dhe iku në një vend ku do të marrë afro 300 mijë euro.

Partizani nuk kish mundësi të bënte një sforco të madhe ekonomike. Kemi limitet tona. Kjo është e gjithë historia. Nxitimi nuk na çon askund. U përpoqëm të gjenim një zgjidhje të shpejtë dhe morëm Volasin. Ishte një djalë shumë i mirë, por nuk u përshtat dhe u ndamë me mirëkuptim. Kjo ishte një shenjë e nxitimit. Nuk duhet të nxitojmë më për të përsëritur të njëjtat situata.

Nuk qëndron ajo që thotë Ocelli se ekipi hyri në Kupat e Europës i papërgatitur dhe se trajneri nuk ka qenë i qartë me modulin e lojës…

Së pari, stafi teknik është zgjedhur menjëherë pas përfundimit të kampionatit. Sormani dhe stafi i tij kanë një eksperiencë të shkëlqyer në Itali dhe kanë qenë të qartë që nga fillimi e deri tani në atë që po ndërtojnë te Partizani.

Këtu rrëzohet pretendimi i Ocellit se skuadra u vonua me përgatitjet apo në përzgjedhjen e stafit. Bie poshtë edhe pretendimi tjetër se ne kemi marrë lojtarë borxh për një muaj… Këtë nuk e ka bërë Partizani, por Kukësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"