Rënie në shifra te Partizani, 8 futbollistë vlerësohen më pak. Mësoni lojtarin më të shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 17:26

Rënie në shifra te Partizani, 8 futbollistë vlerësohen më pak. Mësoni lojtarin më të shtrenjtë

Partizani nuk bëri një sezon të mirë edicionin e shkuar, duke e mbyllur kampionatin në vend të gjashtë, ndërsa në Kupën e Shqipërisë, u eliminua që në turin e dytë. Si pasojë, edhe vlera e klubit dhe e kartonëve të futbollistëve ka rënë.

Partizani 5-0

Në “Transfermarkt”, vlera e klubit të Partizanit ka rënë në 4.85 milionë euro, ndërsa plot 8 futbollistë vlerësohen më pak se disa muaj më parë. Mes tyre, gjashtë janë titullarë. Hoxha, Belica, Hakaj, Mala, Kardozo dhe Bardhi vlerësohen më pak se sezonin e shkuar.

Gjithashtu,edhe portieri i dytë,Teqja, dhe sulmuesi Braun vlerësohen më pak. Lojtari me kartonin më të shtrenjtë te Partizani është Kordeiro Melo, që vlerësohet 425 mijë euro. Braziliani ndiqet nga Eraldo Çinari në vend të dytë, ndërsa Belica renditet i treti si lojtari më i vlerësuar te “demat e kuq”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"