Rënia nga kati i gjashtë, flet Aldo Teqja: Më e keqja kaloi, do jem gati për në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 23:23

Rënia nga kati i gjashtë, flet Aldo Teqja: Më e keqja kaloi, do jem gati për në fushë

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, që u hodh nga kati i gjashtë i pallatit të tij mbrëmjen e së shtunës, ka folur vetë nga ambientet e spitalit.

bandicam 2019-10-07 23-14-58-715

Në një intervistë për “Top Channel”, Teqja u shpreh se më e keqja tashmë ka kaluar, ndërsa ai falenderon edhe ekipin e Partizanit, dhe të gjithë që i janë gjendur pranë.

“Më e keqja kaloi. Tani jam shumë mirë. Dua të falenderoj të gjithë te Partizani, stafin, federatën, ish-ekipin e Skënderbeut. I falenderoj të gjithë që më kanë ndenjur pranë. Shumë shpejt do jem gati për në fushë” – deklaroi Teqja.

Ndërkohë, edhe babai i Aldos, tregoi versionin e tij për këtë ngjarje. “Falenderoj mjekët për mbështetjen, klubin e Partizanit, FSHF, që i janë gjendur pranë djalit tim. Dua të sqaroj se ngjarja ka qenë aksidentale. Aldo është mirë. Dua të falenderoj edhe familjen e të fejuarës së djalit, që kanë ndenjur për 48 orë e deri tani pranë. I falenderoj jashtë mashe. Zoti e ka ndihmuar, dhe vullneti i tij. Forca e tij” – deklaroi babai i Teqjes.

bandicam 2019-10-07 23-14-50-523

(Babai i Aldo Teqjes)

Edhe stafi mjekësor, bën me dije se gjendja e tij ka ardhur duke u përmirësuar. “Evolimi i tij në 24 orët e para është i mirë. Tani, presim se çfarë do të ndodhë” – deklaroi një nga mjeket.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"