Rënia në Kategorinë e Dytë, Partizani B luan për “qejf”/ Rexhepi: Kap shansin me “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2021 | 11:00

Rënia në Kategorinë e Dytë, Partizani B luan për “qejf”/ Rexhepi: Kap shansin me “demat”

Partizani B do të presë të dielën në shtëpi Erzenin, në një ndeshje pa synime. Të kuqtë kanë rënë nga kategoria, ndaj do të luajnë për “qejf” dhe… gola. Ashtu si edhe në ndeshjen e kaluar, do të aktivizojë lojtarë nga ata që nuk kanë pasur shumë minuta. Një nga këta futbollistë është edhe 20-vjeçari Enea Rexhepi.

Enea Rexhepi

“Është kënaqësi të luash me këtë fanellë, aq më tepër në një ekip të rriturish. Sigurisht që nuk është fort e lehtë për të qenë titullar te Partizani B, ndaj edhe hapësirat për ne kanë qenë të kufizuara. Dua të jap gjithçka nga vetja për të treguar vlerat e mia si futbollist. Falënderoj drejtorin dhe trajnerin, që po më jep këtë mundësi. Do jap 100% tim, që të kap shansin që m’u dha”, tha i riu për gazetën.

A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"